“Lufta e Portokalleve” në Itali, tradita që daton nga Mesjeta - Insajderi
×
Kulturë

“Lufta e Portokalleve” në Itali, tradita që daton nga Mesjeta

Insajderi
05 March 2019 - 10:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Italianët në qytetin verior të Ivreas u argëtuan jo pak gjatë fundjavës në atë që njihet dhe është bërë e famshme si beteja e përvitshme e portokalleve.

Rreth 500 tonë portokalle të ardhura nga Siçilia përdoren në betejë, cdo vit ndërsa banorët i rikthehen një tradite që daton që nga mesjeta. Sipas legjendës, portokallet përfaqësojnë kokën e një tirani djallëzor të shekullit të 12, sundimi shtypës i të cilit në Ivrea e çoi drejt prerjes së kokës.

Por beteja e portokalleve, në vetvete, nisi në vitet 1930 pasi vajzat që shikonin karnavalet e qytetit qëlluan me portokalle mbi parakaluesit për të tërhequr vëmendjen nga djemtë. Pas kësaj, shpërtheu një luftë e vërtetë që sot ka edhe titullin zyrtar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark