Kosova me shpejtësi të internetit më të shpejtë se Australia - Insajderi
×
Teknologji

Kosova me shpejtësi të internetit më të shpejtë se Australia

Insajderi
06 March 2019 - 13:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fakti që Kosova është renditur më lartë se Australia në ranglistën globale të shpejtësisë së internetit, ka tërhequr edhe vëmendjen e tabloidit britanik, Daily Mail, i cili raportoi të mërkurën lidhur me të dhënat e fundit për shpejtësinë e internetit në botë.

Siç shkruan Daily Mail, Australia ka rënë pesë vende më poshtë në renditjen globale për shpejtësinë e internetit – madje ka rënë më poshtë sesa Kosova dhe Tajlanda.

Të dhënat e publikuara nga organizata “Global Index Speedtest” për muajin janar treguan se Kosova ka mesatare më të lartë se 33 megabajt në sekondë të shpejtësisë së internetit, duke e lënë poshtë Australinë.

Ndërkaq, vendi me shpejtësinë më të madhe të internetit në botë është Singapori që ndiqet nga Hong Kongu në vendin e dytë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark