Teshavesh zgjeron linjën e veshjeve – fondet e mbledhura do të shkojnë për nënat dhe fëmijët në Kosovë - Insajderi
×
Kulturë

Teshavesh zgjeron linjën e veshjeve – fondet e mbledhura do të shkojnë për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Insajderi
08 March 2019 - 22:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Teshavesh ka zgjeruar linjën e saj të veshjeve për grat shtatzëna me kreatoren e modës nga Nju Jork-u, Besë.

Diellza Kolgeci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka treguar se të gjitha fondet që do të mbledhen nga shitja e këtyre rrobave do të shkojnë për grat dhe fëmijët në Kosovë që kanë nevojë.

“Tash e disa muaj Teshavesha është duke punuar ne këtë linje ku nga kuadri i ofrimit të shërbimeve tash po zgjerohet edhe në industrinë e prodhimtarisë duke lansuar linjën e rrobave të grave shtatzëna, bashkëpunim ky i ngushtë me kreatoren e modës nga Nju Jork-u, Besë”, ka shkruar Kolgeci.

“Fondet e mbledhura nga shitja e këtij koleksioni do të financojnë  programet të cilat ndihmojnë në përmisimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, si: blerja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i sistemit të referimit neonatal dhe zhvillimi i qendrave informuese për shëndetin e gruas “Klasat për Nëna”, ka bërë të ditur Diellza Kolgeci. /Insajderi.com 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark