
Dirigjenti nga Kosova Memli Kelmendi sonte do ta dirigjojë koncertin recital të korit “Hrvatsko pjevačko društvo –Slavulj” që mbahet në Bakar të Kroacisë.
Kelmendi është shprehur i lumtur dhe i privilegjuar që i është dhënë mundësia për ta dirigjuar një kor me traditë shumëvjeçare.
“Jam shumë i nderuar që do të dirigjojë këtë kor të mrekullueshëm në kishën e Shën “Andrej” në Bakar. Faleminderit”, ka shkruar Kelmendi në facebook, njofton KultPlus.
Kori i mirënjohur kroat “Hrvatsko pjevačko društvo -Slavulj“ nga Petrinje nën dirigjimin Josip Degl’ Ivellio, mbrëmë ka luajtur veprën “Agnus Dei” në kuadër të takimeve të 49-ta korale kroate.
Në këtë program do të ketë vepra nga kompozitorë të njohur botërorë./Insajderi.com