Hamami i Prizrenit do të jehojë në mbrëmje nga tingujt e kitares - Insajderi
×
Kulturë

Hamami i Prizrenit do të jehojë në mbrëmje nga tingujt e kitares

Insajderi
09 October 2016 - 19:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prizreni do të jetë nikoqiri i radhës dhe i fundit i kitaristit kosovar Drilon Çoçaj në kuadër të turit të tij nëpër Kosovë që ka nisur më 9 shtator, shkruan kultplus.

Ai do të mbajë sonte, në këtë qytet, koncertin recital që do të nisë prej orës 19:30, në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. Ashtu sikurse në paraqitjet e kalauar Çoçaj pritet të interpretojë vepra nga John Dowland, J.S.Bach, M.M.Ponce dhe Schubert-Mertz.

Ky koncert realizohet pas pesë recitaleve të kaluara qe i mbajti në Vushtrri, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prishtinë.

Me interpretimet e tij të deritashme kitaristi Çoçaj ka impresionuar adhuruesit e muzikës, përmes tingujve të kitarës së tij e cila ka sjellur emocione të veçanta gjatë rrugëtimit të tij nëpër qendrat e ndryshme të Kosovës. Kitaristi Drilon Çoçaj më herët ka mbajtur disa koncerte në Kosovë, por edhe jashtë vendit si në Mal të Zi dhe Gjermani. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark