“Kominsky Method” bën bashkë Michael Douglas e Kathleen Turner - Insajderi
×
Kulturë

“Kominsky Method” bën bashkë Michael Douglas e Kathleen Turner

Insajderi
16 March 2019 - 10:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ishin një ndër çiftet më të famshme të ekranit në vitet ’80, në filma si “Romancing the Stone” dhe “The War of the Roses”.

Tani, Michael Douglas e Kathleen Turner do të punojnë sërish bashkë në komedinë e “Netflix”, “The Kominsky Method”.

“Variety” shkroi se fillimisht për rolin ishte menduar Jacqueline Bisset, por ndryshuan mendje prej origjinës franceze.

Në “The Kominsky Method”, Michael Douglas e Alan Arkin janë dy miq që përballojnë pashmangshmërinë e kalimit të viteve në zemër të Los Anxhelosit, një qytet që i jep përparësi rinisë dhe bukurisë.

Kathleen Turner do të interpretojë Ruth Bederman, ish-gruan e Sandy (Michael Douglas) dhe mamanë e Mindy (Sarah Baker).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark