Tre llojet e budallenjve - Insajderi
×
Kulturë

Tre llojet e budallenjve

Insajderi
23 March 2019 - 18:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filozofi Fernando Savater pyet se cili nga këto llojet e budallenjve është më i rrezikshëm duke dhënë tre alternativa:

1- Budalla është ai që do gjithçka – gjënë e parë që i del përpara dhe të kundërtën e saj- të ikë dhe të rrijë, të vallëzojë dhe të qëndrojë ulur, të hajë hudhër dhe të japë puthje të zjarrta, të gjitha këto njëherësh.

2- Budalla është ai që nuk e di se çfarë do dhe nuk merr mundimin ta kuptojë. Imiton dëshirat e atij që ka pranë ose thotë të kundërtën “sepse ashtu” dhe gjithçka bën, e bën i detyruar nga opinioni i shumicës së atyre që ka rrotull: është konformist pa reflektuar ose rebel pa shkak.

3- Budalla është ai që e do diçka, e di atë që do, e di përse e do, por nuk ka energji, është frikacak ose i dobët. Në fund e gjen veten duke bërë atë që nuk do dhe e shtyn për nesër atë që do, me shpresë se mund të bindet dhe ca më tepër për atë që do.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark