Artistja e cila sfidon çdo kufi - shikoni performancat e saj të jashtëzakonshme - Insajderi
×
Kulturë

Artistja e cila sfidon çdo kufi – shikoni performancat e saj të jashtëzakonshme

Insajderi
26 March 2019 - 23:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artistja ruse, Olga Kroitor, e çon artin e performancës në një tjetër nivel me disa nga veprat e saj, si “Fulcrum”, gjatë të cilit qëndroi mbi një shtyllë katër metra të lartë, dhe vetëm 40 centimetra në diametër, për më shumë se dy orë.

Një tjetër vepër me të cilën tërhoqi shumë vëmendje, ishte performanca pa titull, ku artistja e mbyll veten brenda një varri me kapak xhami, duke i lejuar spektatorët të shkelnin mbi të, teksa ajo rrinte e shtrirë dhe e zhveshur.

Në një tjetër vepër ajo u mbështoll pas një peme, duke krijuar një kukule, për të portretizuar kurthin ku futen të rinjtë që presin të kthehen në një flutur të bukur, por që gjithashtu mund të gjejnë vdekje dhe agoni.

/Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark