Këngëtari amerikan, Bob Dylan, ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi - Insajderi
×
Kulturë

Këngëtari amerikan, Bob Dylan, ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi

Insajderi
13 October 2016 - 13:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2016 i ndahet Bob Dylanit, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”, tha Sara Danius, sekretare e përhershme e Akademisë Suedeze, teksa shpalli fituesin në Stokholm.

Dylan, 75 vjeç, ka nisur karrierën muzikore në vitin 1959, në kafenetë e Minesotës.

Këngët e tij si Blowin’ in the Wind janë bërë himne të anti-luftës dhe lëvizjeve për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, Nobeli për Letërsi i është dhënë shkrimtares bjelloruse, Svetlana Aleksievich, për shkrimet e saj mbi tragjeditë e Bjellorusisë gjatë shekullit 20.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark