
Në vitin 2017-të, kur po mbahej Bienalja e Artit, që artisti përfaqësues i Kosovës ishte Sislej Xhafa, zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, pasi që ka shkuar të pavijoni i Kosovës, ka pyetur dikë se cili është artisti që e përfaqëson shtetin e Kosovës. Ani pse, institucioni që Hoti ishte zëvendësministër, e përkrahi këtë pavijon.
Kjo nuk ishte asgjë, në krahasim me vitin 2018-të. Vitin e kaluar në Bienalen e Arkitekturës, kur Kosovën e përfaqësonte Eliza Hoxha, pëlciti skandali tjetër që mori gjithë vëmendjen e veprës së Hoxhës.
Përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve, arkitekti Ideal Vejsa, i kishte marrë syzet e diellit të arkitektit me famë botërore Bjarke Ingels.
Pasi që mediat nisën të shkruani, Vejsa doli me një deklaratë duke thënë se ia ka kthyer menjëherë, por ai i ka kthyer syzet pasi që ka ardhur në Kosovë.
Kjo i kushtoi shumë arkitektit edhe pse ai thoshte se ka marrë falënderim nga Bjarke Ingels, për rikthimin e syzeve.
Cili do të jetë skandali i vitit 2019-të në Bienalen e Venedikut, ku përfaqësues i Kosovës do të jetë artisti Alban Muja, vepra e të cilit është prezantuar sot para një konference për media./ Insajderi.com