Kiosku i shtëpisë botuese “Rilindja”, shpallet simbol i gazetarisë - Insajderi
×
Kulturë

Kiosku i shtëpisë botuese “Rilindja”, shpallet simbol i gazetarisë

Insajderi
29 March 2019 - 18:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Preshevës e ka shpallur kioskun e shtëpisë botuese “Rilindja” simbol të gazetarisë dhe informimit të së kaluarës së Luginës së Preshevës.

Kiosku është vendosur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë dhe do të jetë në dispozicion të vizitorëve.

Në një postim në Facebook nga faqja zyrtare “Komuna e Preshevës”, thuhet se kiosku në fjalë përkujton edhe distributorin e së përditshmes “Rilindja” Zeqirja Ejupin – Zeqën, i cili u përkujdes disa decenie që “Rilindja” të mos mungojë asnjëherë.

“Përveç qytetarëve të komunës sonë, nga ky kiosk, gazeta “Rilindja” blihej edhe nga kumanovarët, sidomos nga nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme, që frekuentonin Qendrën arsimore “Skënderbeu””, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark