Myftiu kërkon mbrojtje pas kërcënimeve nga IS-i - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Myftiu kërkon mbrojtje pas kërcënimeve nga IS-i

    Insajderi
    24 February 2016 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri mysliman në Bosnjë Hercegovinë, Husein Kavazoviq, ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet, pasi është kërcënuar nga një pjesëtar i dyshuar i grupit militant, Shteti Islamik, për shkak se e ka denoncuar ekstremizmin islamik.

    “Ne shpresojmë se institucionet shtetërore do ta kenë parasysh këtë çështje”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Kavazoviqit.

    Kjo thirrje për mbrojtje u bë pasi mediat në Bosnjë Hercegovinë kanë transmetuar një video ku një person, para një flamuri të IS-it, në gjuhën boshnjake i është kërcënuar Kavazoviqit me “prerje të qafës”.

    Sipas Transmetuesit publik, FTV, ky person është myslimani nga Bosnja, Amir Selimoviq, i cili i është bashkuar grupit militant, Shteti Islamik, në Siri në vitin 2014.

    Ministri i sigurisë së Bosnjës, Dragan Mektiq, tha se kërcënimi ishte “serioz” dhe se shteti po ndërmerr “masa shtesë të sigurisë” për mbojtjen e myftiut Kavazoviq.

    Pas sulmit terrorist në Paris, në nëntor të vitit të kaluar, me ç’rast u vranë 130 vetë, Kavazoviq vazhdimisht e ka dënuar ekstremizmin islamik dhe radikalizimin e myslimanëve të Bosnjës, që përbëjnë 40% të popullatës së këtij vendi, me gjithsej 4 milionë banorë.

    Autoritetet thonë se afro 50 prej 200 boshnjakëve, që i janë bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak, janë kthyer në shtëpi, ndërsa së paku 26 vetë janë vrarë gjatë luftimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark