Priftërinjtë djegin librat e Harry Potterit: Përmbajnë forca të këqija - Insajderi
×
Kulturë

Priftërinjtë djegin librat e Harry Potterit: Përmbajnë forca të këqija

Insajderi
01 April 2019 - 20:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Priftërinjtë katolikë në veri të Polonisë dogjën librat, duke përfshirë një seri librash rreth magjistarit Harry Potter dhe gjëra të tjera të pretenduara nga pronarët e tyre se ata përmbajnë forca të këqija.

Imazhet e djegies në Gdansk u botuan në Facebook nga një fondacion katolik që përdor metoda të pazakonta të punës fetare, raporton AP.

Fondacioni tha se djegia e librave duhet të paralajmërojë anëtarët e famullisë për ndikimet e këqija që “vijnë nga magjia dhe okultizmi”.

Komentuesit në Facebook dënuan djegien e librave duke thënë se ajo përkujton zhvillimet e njëjta që ndodhën në Gjermaninë Naziste para Luftës së Dytë Botërore./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark