Fotografi që po përçon kulturë përmes fotografive - Insajderi
×
Kulturë

Fotografi që po përçon kulturë përmes fotografive

Insajderi
02 April 2019 - 09:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fotografi Emmanuel Mansingh ishte vetëm 9 vjeç kur zbuloi revistat National Geographic që u përkisnin misionarëve të krishterë në një kishë në qytetin Naëabshah.

Prej atëherë ai ishte i fascinuar nga fotografitë që përçonin kulturën e fiseve dhe komuniteteve në tërë botën.

“Dua të bëhem pjesë e një departamenti të kulturës ose të trashëgimisë lokale, në mënyrë që unë të vazhdoj të promovoj njerëzit e mi” tha Mansingh për Forbes.

Ai filloi të eksperimentojë me fotografi me një kamerë Kodak, ndërsa në vitin 2009 ai filloi t’i publikonte udhëtimet nëpër zonat rurale të Sindh.

Në moshën 39 vjeçare filloi që të përdorte Instagram-in dhe Facebook-un, ku nga puna e tij filloi të kishte një numër të konsiderueshëm fansave.

Ai tha se ka qenë gjithmonë i interesuar të paraqesë një aspekt të kulturës përmes fotografive sikurse në National Geographic.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark