
Nga të gjitha vendet në rajon, Shkupi dhe Sofja janë të vetmet qytete ku fansat do të kenë mundësinë të shohin shfaqjen fantastike të Lenny Kravitz.
Ekskluziviteti i kësaj shfaqjeje për faktin se ky turne nuk përfshin qytete të tilla si Beogradi, Zagrebi dhe Athina.
Pas albumit të fundit “Strut”, i cili ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm, askush nuk priste që Lenny të rikthehej në turne për këtë kohë kaq të shkurtër, por “Raise Vibration” është në nivelin e albumeve të tij më të mira deri më tani dhe radio hiti tij i fundit “Low” është tashmë i njohur mirë për të gjithë.
Koncertet e Lenny Kravitz hyjnë në listën e ngjarjeve të cilat duhet të shihen përpara se të vdisni, sepse ato janë kulmi në industrinë e performancave live.
“American Woman”, “Are You Gonna Go My Way”, “Believe”, “Fly Away”, “Again”, “Let Love Rule”, “Chamber” janë vetëm disa nga hitet që do të kemi mundësinë të dëgjojmë ne Shkup , në sallën Vip Arena, një sallë kjo me një kapacitet prej 10,000 vizitorësh.
Rave Travel ju mundëson që të bëheni pjese e këtij koncerti madhështor, po ashtu edhe e shumicës së eventeve që do të mbahen në Evropë gjatë këtij viti./ Insajderi.com
https://www.facebook.com/ravetravelks/videos/1190079731159386/