Biblioteka e Kosovës anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare të Bibliotekave - Insajderi
×
Kulturë

Biblioteka e Kosovës anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare të Bibliotekave

Insajderi
21 October 2016 - 10:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është anëtarësuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA).

Përmes një njoftimi për media thuhet se anëtarësim mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor bibliotekar të vendit në këtë mekanizëm ndërkombëtar siç janë shkëmbimi dhe marrja përvojave të bibliotekave të shteteve tjera.

Në komunikatën e Ministrisë së Kulturës thuhet se anëtarësimit i kontribuoi lobimi i Task-Forcës së krijuar në muajin qershor, qëllimi i së cilës është anëtarësimi i Kosovës në Institucionet dhe Mekanizmat Ndërkombëtarë të Kulturës. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark