Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë theksohet se është në vazhdim operacioni i nisur më 24 gusht nga Forcat e Armatosura Turke me qëllim rritjen e sigurisë kufitare si dhe për të mbështetur forcat e koalicionit.
Ndër të tjera në deklaratë janë dhënë informacione në lidhje me situatën e fundit të operacionit. Vihet në dukje se grupi i forcave me detyrë speciale i përbërë nga elementët e opozitarëve me mbështetjen intensive nga ajri dhe toka vazhdojnë operacionin që kanë nisur me qëllim për të marrë nën kontroll rajonet Harbul dhe Maarrat Umm Havsh në jug të rajonit Mare.
Gjatë konflikteve janë plagosur 5 opozitarë, ndërsa nga forcat që ofrojnë mbështetje nuk ka viktima apo të lënduar.
Në kuadër të operacionit janë goditen 52 objektiva të organizatave terroriste DEASH dhe 70 të PKK/PYD-së, si dhe njoftohet se në operacionin ajror të ndërmarrë ndaj pozicioneve Hazvan të përcaktuara nga forcat e koalicionit janë neutralizuar 2 anëtarë të DEASH-it si dhe është shkatërruar një mjet.
Në rajonin e pastruar nga DEASH-i janë shkatërruar 24 lëndë shpërthyese artizanale. Ndërsa që nga fillimi i operacionit e deri më sot janë neutralizuar 1.259 lëndë shpërthyese artizanale nga të cilat shumica prej tyre kanë qenë kurthe, ndërsa 31 kanë qenë mina.