Pesë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i lehtë u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar të Maltës. E përditshmja Times of Malta shkruan se një aeroplan i tipit Metroliner u rrëzua pak çaste pasi u ngrit në ajër nga aeroporti i Maltës me destinimin drejt Misratës në Libi
Dëshmitarët thonë se panë “aeroplanin tek ngritej përpara se papritmas të kthehej nga ana e djathtë dhe të “të drejtohej poshtë drejt tokës” dhe duke u përfshirë nga flakët, njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve
Nuk ka njoftime për të mbijetuar, njofton Reuters.
E përditshmja Times of Malta njoftoi se pjesë të djegura të avionit ranë në rrugë në një perimetër në afërsi të aeroportit dhe zjarrfikësit në vendngjarje e spërkatën atë me shkumë.
Të gjtiha fluturimet nga aeroporti kryesor i Maltës janë anuluar.
https://www.youtube.com/watch?v=UaQgIn6aw5w