Zbulohet se si vdiq kompozitori i famshëm, Mozart - Insajderi
×
Kulturë

Zbulohet se si vdiq kompozitori i famshëm, Mozart

Insajderi
05 May 2019 - 16:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mitet rreth muzikantit të famshëm Volfgang Amadeus Moxart, janë aq të shumta sa edhe kompozimet e tij, duke bërë që pasardhësit të besojnë se ai ishte një shakator i madh, një bixhozxhi me pak fat, një pijanec, një bredharak pas grave, dhe që në fund u helmua për vdekje nga një rival. Të gjitha këto janë të rreme, shkruan bota.al

Në fakt kompozitori vdiq nga një infeksion, i cili ka të ngjarë të ketë lidhje me streptokokun, bakter që në atë kohë ishte mbizotërues në Vjenë, dhe jo nga helmimi. Dhe e veja e tij mori menjëherë masat, që veprat e tij të vazhdonin të luheshin në qytetet e Evropës, çka çoi edhe në famën e tij të përhershme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark