“Ramadani dhe Zivko – Taksa” – Stupcat rikthehen fuqishëm - Insajderi
×
Kulturë

“Ramadani dhe Zivko – Taksa” – Stupcat rikthehen fuqishëm

Insajderi
06 May 2019 - 21:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stupcat “Ramadan dhe Zivko – Taksa”; Ramadani i gjuan shqelm produktet serbe.

Produksioni Gjirafa Studios i ka rikthyer Stupcat me skeçe, të cilat janë speciale dhe shfaqen çdo të hëne nga ora 20:00 vetëm në platformën GjirafaVideo.com.

Sonte doli skeçi “Ramadani dhe Zivko – Taksat”, ku Stupcat na sjellin humor dhe satirë për përdorimin e produkteve serbe.

Ramadani ka dy ditë pa ngrënë duke e pritur konferencën nga Qeveria që do t’a ketë me Zivkon dhe Ministrin për të diskutuar për taksën, në anën tjetër Ministri si zakonisht është në krahun e Zivkos, ndërsa Zivko mundohet me i shty produktet e tyre.

Do qeshni shumë me këtë skeç, po ashtu do ju shtyj të mendoni shumë që sa herë e shihni në market banderolën serbe të mos e blini atë produkt.

Skeçet janë prodhim i Gjirafa Studios dhe shfaqen vetëm online në gjirafavideo.com

Çdo të hëne prej ora 20:00 shfaqen skeçe të reja.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark