Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi bëhen bashkë për të pastruar Adriatikun - Insajderi
×
Kulturë

Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi bëhen bashkë për të pastruar Adriatikun

Insajderi
10 May 2019 - 17:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi bëhen bashkë për pastrimin e detit Adriatik nga mbetjet e plastikës.

Një projekt i përbashkët, i quajtur “Mirëserdhe”, u prezantua në Kotorr, në një forum për makro-rajonin Adriatiko-Jonian.

Që nga nisja e mbledhjes së të dhënave në 2018, plazhet shqiptare rezultojnë më të ndoturat me 240 kg mbeturina, prej të cilave 73% janë plastikë.

Më pak të ndotur janë plazhet italiane Torre Chianca, Frigole dhe San Cataldo në rajonin e Salentos, të ndjekura nga ata malazeze, me 60 kg mbeturina, prej të cilave 60% janë plastikë.

Ekspertët bëjnë thirrje për rritjen e bashkëpunimit në të tre vendet, që do të përfshinte jo vetëm pastrimin e zonave të ndotura detare, por edhe gjetjen e mënyrave për parandalimin e ndotjes në detin Adriatik.

Gjithashtu, kërkuesit dhe biologët e projektit synojnë që të ftojnë artistë dhe dizajnues në krijimin e barrierave miqësore ndaj mjedisit për mbrojtjen nga erozioni, duke përdorur materialet drusore të grumbulluara nëpër plazhe./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark