
“Jemi të tronditur nga lajmi i pikëllueshëm rreth vdekjes së aktorit Pua Magasive. Për vite me radhë ai ishte anëtar i shtëpisë së produksionit “South Pacific Pictures” dhe e konsideronim anëtar të familjes sonë. Mendimet dhe zemrat tona tani janë me familjen e tij”, shkruan në rrjetet sociale, shkruan KOHA Ditore.
Pua, i cili në vazhdimin e 11-të të filmit “Power Rangers”, “Ninja Storm”, e luajti rolin e Shane Clarke, Red Wind Ranger, pas vetes e la gruan Lizz Sadler me të cilën u martua vitin e kaluar.