Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se tregjet e kafshëve në gjithë Kosovën mund të përdoren, duke i rihapur, pas mbylljes së tyre më 24 qershor të këtij viti.
Vendimi i për të lëshuar në funksiioon tregjet vie pasi që AUV ka shfuqizuar vendimin që ka marrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes gungore të lëkurës tek kafshët e llojit të gjedhit.
“Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit dhe kalimit të afatit kohor për t’u fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes, AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com