Fillon nata e parë e Eurovizionit - Jonida Maliqi performon e 14-ta në natën e dytë - Insajderi
×
Kulturë

Fillon nata e parë e Eurovizionit – Jonida Maliqi performon e 14-ta në natën e dytë

Insajderi
14 May 2019 - 21:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sonte në mbrëmje do të jetë nata e parë e festivalit ‘Eurovizion Song Contest 2019’ që organizohet në Tel Aviv të Izraelit.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila do të performojë e 14-ta në natën e dytë të festivalit.

‘Ktheju Tokës’ është kënga e Jonidës që flet për të gjithë ata që janë larguar nga atdheu i tyre.

Ky festival do të zhvillohet në tre netë, ndërsa zbulohet se në natën e parë të festivalit do të konkurojnë 17 shtete: Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Slovenia, Republika Çeke, Hungaria, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Gjeorgjia, Austria, Islanda, Estonia, Portugalia, Greqia dhe San Marino.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark