Kryeministri islandez jep dorëheqje pas triumfit të Partisë së Piratëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri islandez jep dorëheqje pas triumfit të Partisë së Piratëve

    Insajderi
    30 October 2016 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Johannsson bëri njoftimin përmes televizionit kombëtar, pasi Partia e tij Progresiste e qendrës së djathtë nuk arriti të fitojë as gjysmën e votave që kishte fituar në zgjedhjet e kaluara, raporton Insajderi.

    “Kjo ishte në përputhje me kushtetutën, që të dorëzoja dorëheqjen time dhe më pas të qëndrojë në detyrë deri sa një qeveri e re të formohet”, tha Johannsson një konferencë për shtyp.

    Sondazhet sugjeronin se partia e Ingi Johannsson ishte favorite për t’i fituar zgjedhjet, mirëpo rezultati i zgjedhjeve tregoi diçka tjetër.

    Johannsson ka qenë në postin e kryeministrit që nga muaji prill i këtij viti, kur paraardhësi i tij, Sigmundur David Gunnlaugsson, u detyrua të jepte dorëheqje pasi u zbulua se ishte i përfshirë në skandalin e fshehjes së taksave, “Panama Papers”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark