Tërmeti në Itali la 25 mijë njerëz pa strehë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërmeti në Itali la 25 mijë njerëz pa strehë

    Insajderi
    31 October 2016 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tërmeti më i fuqishëm në Itali qysh në vitin 1980 ka lënë mbi 25,000 njerëz pa strehë, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile e Italisë.

    Tërmeti prej 6.6 shkallësh të Richterit ka ndodhur të dielën në mëngjes, duke plagosur 20 veta.

    Epiqendra e tij është regjistruar pranë qytetit Perugja. Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar, shkruan rel.

    Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë.

    Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se ka akomoduar njerëz në tenda dhe salla sportive.

    Në muajin gusht, një tërmet i fuqishëm ka goditur në jug të Italisë, duke vrarë 298 njerëz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark