Sulm vdekjeprurës në një takim të pleqve fisnorë në Afganistan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulm vdekjeprurës në një takim të pleqve fisnorë në Afganistan

    Insajderi
    31 October 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sulmues vetëvrasës ka vrarë gjashtë njerëz dhe ka plagosur gjashtë të tjerë në një takim të pleqve fisnorë, në provincën Nangarhar të Afganistanit.

    Përgjegjësinë për sulmin, i cili ka ndodhur në qytetin Xhalalabad, nuk e ka marrë ende asnjë grup.

    Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të Nangarharit, tha se pleqtë ishin mbledhur për të zgjidhur një mosmarrëveshje kur sulmuesi ka hedhur veten në erë, shkruan rel.

    Mësohet se sulmuesi fillimisht ka hapur zjarr dhe më pas ka shpërthyer eksplozivët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark