Anketat zgjedhore: Clinton, me epërsi të lehtë ndaj Trumpit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Anketat zgjedhore: Clinton, me epërsi të lehtë ndaj Trumpit

    Insajderi
    31 October 2016 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa anketa të tjera tregojnë se zonja Clinton ka më shumë shanse t’i fitojë zgjedhjet e 8 nëntorit.

    Fushata e gjatë e zgjedhjeve presidenciale, e shoqëruar me sulme të ashpëra të kandidatëve ndaj njeri tjetrit, u acarua përsëri, kur drejtori i FBI-së James Comey, njoftoi për fillimin e një hetimi të ri për mijëra emaile të reja të gjetura në kompjuterin e ish-bashkëshortit të një ndihmëseje të afërt të zonjës Clinton.

    Hetuesit siguruan një urdhër bastisjeje dhe po përpiqen të përcaktojnë në se emailet lidhen me mënyrën se si e ka trajtuar zonja Clinton materialin që lidhej me sigurinë kombëtare, në periudhën kur ajo ishte sekretare shteti nga vitet 2009, deri në 2013, shkruan Zëri i Amerikës.

    Ndërsa demokratët e denoncuan faktin që zoti Comey e rihapi hetimin, zoti Trump tha në një miting me mbështetësit e tij në Miçigan, se zoti Comey ishte treguar shumë i guximshëm që kishte rihapur çështjen emaileve të zonjës Clinton. “Ai bëri atë duhej”, – tha zoti Trump.

    Ndërsa zonja Clinton i tha përkrahësve të saj në një miting në Ohajo se ajo ka bindjen se hetuesit do të arrijnë në të njëjtin përfundim në hetimin e ri, si edhe në atë të mëparshmin, në korrik. “Nuk kemi të bëjmë këtu me një çështje ligjore”, – tha zonja Clinton.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Presidenti Barack Obama, i cili ka zhvilluar disa herë fushatë në mbështetje të zonjës Clinton dhe që e ka nënçmuar shpesh zotin Trump, nuk do ta mbronte dhe as do ta kritikonte zotin Comey, për rihapjen e hetimit. Zëdhënësi Earnest tha se zoti Obama mendon se zoti Comey “është njeri me integritet”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark