Zgjaten hetimet për sulmet kimike në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zgjaten hetimet për sulmet kimike në Siri

    Insajderi
    01 November 2016 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka zgjatur mandatin e një paneli që po heton sulmet kimike në Siri edhe për dy javë të tjera, duke mundësuar edhe një afat për të negociuar renovimin njëvjeçar të hetimit.

    Këshilli njëzëri mbështeti rezolutën e ShBA-së për zgjatjen e hetimeve deri më 18 nëntor duke i dhënë kohë rreth asaj që paraqitet si përplasja më e madhe për gjetjet e fundit të panelit se regjimi sirian ka kryer tri sulme kimike në fshatra më 2014 dhe 2015.

    Rusia ka mohuar gjetjet si “jo të bindshme” dhe tha se nuk mund të vendosen sanksione ndaj Sirisë për sulmet me gazin klorin.

    Por, Britania, Franca dhe SHBA-ja kërkojnë sanksione dhe kanë theksuar se rezolutat e OKB-së qartë ofrojnë dëshmi për veprime të tilla si përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike.

    Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft tha se Këshilli duhet ta “bëjë të qartë se kujtdo që është përfshirë në përdorimin kriminal të armëve kimike në Siri i mohohet imuniteti dhe do të përballet me drejtësinë”.

    Ambasadori i Francës në OKB, Franocis Delattre, tha se dy javë zgjatje ishte vetëm hapi i parë.

    “Siç e dimë të gjithë, ka shumë raste të tjera të përdorimit të armëve kimike në Siri. Dhe prandaj është shumë kritike për të kaluar rinovimin njëvjecar”, tha ai, shkruan rel.

    Këshilli i Sigurimit krijoi një mekanizëm të përbashkët të hetimeve në gusht të vitit 2015 për të përcaktuar se kush qëndronte prapa sulmeve me klorinë dhe përdorim të bombave.

    Përdorimi I klorinës si armë është I ndaluar me Konventën për Armët Kimike, të cilës Siria iu bashku në vitin 2013 pas presioneve nga Rusia, një aleate e Presidentit Bashar al Assad.

    Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se hetuesit duhet të autorizohen që të dëshmojnë “terrorizmin kimik” nga të gjitha grupet e armatosura dhe misioni I tyre duhet të zgjatet edhe në Irakun fqi.

    Paneli tashmë ka përfunduar se grupi militant Shteti Islamik ka përdorur gazin helmues si armë në Siri në gusht të vitit 2015. IS gjithashtu kontrollon pjesë të territorit në Irak, ku ka njoftime se ka përdorur gazin ndaj trupave kurde.

    Por zëvendës ambasadori I SHBA-së Michael Sison ka kundërshtuar cfarëdo zgejrimi të mandatit të panelit, duke thënë se “do të ishte shpërqëndrim I madh” nga misioni i tij.

    Hetimi “u bë në Siri për arsye spcifike – për të zgjidhur se kush ishte përfshirë – dhe për arsyen se duhet të mbetet I përqëndruar në Siri”, tha Sison.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark