Kjo është logoja e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë - Insajderi
×
Kulturë

Kjo është logoja e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë

Insajderi
01 June 2019 - 18:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kuadër të manifestimeve për njëzetvjetorin e Çlirimit të Kosovës, të shtunën është prezantuar logoja e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, raporton TV Arta.

Kjo logo përmban numrin 20, bashkë me simbolin e pëllumbit, që është simbol i paqes. Ndërsa si slogan është përzgjedhur fjalia “Për lirinë tonë”, që është shkruar në tri gjuhët zyrtare të Kosovës e që është si falënderim për të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Udhëheqësi i Ekipit zbatues për realizimin e agjendave shtetërore, Fehmi Mehmeti, deklaroi se përgatitjet janë në fazën finale dhe aktivitetet kryesore do të mbahen më 12 dhe 13 qershor.

Më 12 qershor do të mbahet edhe një tubim në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, ku do të marrin pjesë edhe krerët e vendit dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare. Po ashtu, do të përurohet edhe busti i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark