Në të njejtën kohë që deputetja opozitare Shqipe Pantina po tentonte të hidhte gaz lotsjellës për të penguar seancën për presidentin, kolegia e saj Donika Kadaj-Bujupi ka dalë në foltore të Kuvendit për të propozuar Ilir Dedën, si përfaqësues i opozitës në Komisionin Zgjedhor për presidentin e Kosovës.
Fillimisht Deda ka propozuar vetën për të qenë pjesë e këtij komisioni por është përmirësuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili ia ka përkujtuar Dedës se nuk mund të vetë-propozohet.