Sondazhi i CNN: Clinton vetëm dy për qind dallim nga Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sondazhi i CNN: Clinton vetëm dy për qind dallim nga Trump

    Insajderi
    02 November 2016 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hillary Clinton dhe Donald Trump po bëjnë fushatë mjaft të fortë në Arizona, Florida, Nevada dhe Pensilvani, ndërsa sondazhi i ri i CNN në këto katër shtete që konsiderohen si fushëveteja elektorale tregon se gara është shumë e ngushtë.

    Clinton ka një avantazh prej 4 pikësh në Pensilvani, ndërsa Trump është 5 pikë përpara në Arizona. Florida ndërkohë sugjeron se gara do të jetë tejet e luftuar, pasi Clinton është vetëm 2 pikë përpara, 49% me 47%, një diferencë që është brenda marzhit të gabimit të sondazhit prej 3%.

    Në Nevada ndërkohë, avantazhi i miliarderit njujorkez është mjaft i qartë pasi ai udhëheq preferencat mes votuesve të mundshmë me 49% ndaj 43% të Clinton.

    Sondazhi i fundit i CNN vjen në një kohë të vështrië për Clinton në shumë anketa të ngjashme, pasojë e publikimit të hetimit të ri të FBI-së për çështjen e postës elektronike ndërsa ajo shërbente si Sekretare e Shtetit. Sondazhi i CNN tregon se në të katër këto shtetet të rëndësishme, femrat preferojnë të votojnë për Clinton, ndërsa meshkujt për Trump.

    Sondazhi gjithashtu vëren se votuesit e bardhë janë me shumcië dërrmuese në favor të biznesmenit, ndërsa ata të komuniteteve të tjera mbështesin bindshëm Hillary Clinton. Një tjetër diferencë e rëndësishme është entuziazmi i votuesve për të votuar këtë vit dhe në Florida e Nevada, përkrahësit e Trump, me 58% duken shumë më të angazhuar se sa ata të Clinton me 48%.

    Në dy shtetet e tjera, Arizona dhe Pensilvani nuk vihet re ndonjë ndryshim në këtë drejtim. Sondazhi i CNN konfirmoi atë që dihej se Trump është në avantazh përsa i takon ekonomisë, ndërsa Clinton udhëheq në çështjen e politikës së jashtme.

    Ndërsa të anketuarit preferojnë Clinton përsa i takon zotësive presidencale, pra temperamentin për të shërbyer si president dhe komandat i përgjithshëm, ish-Zonja e Parë është shumë pas Trumpit përsa i takon perceptimit të votuesve për ndershmërinë dhe besi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark