Pekini gjobit ”Ford”-in për shkelje të ligjit antimonopol - Insajderi
×
Teknologji

Pekini gjobit ”Ford”-in për shkelje të ligjit antimonopol

Insajderi
06 June 2019 - 10:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoriteti Kinez i Rregullimit të Tregut njoftoi se prodhuesi kinez i markës ”Ford” është gjobitur 23,6 milionë dollarë për shkeljen e ligjeve antimonopol.

Gjoba iu vendos kompanisë ”Changan Ford”, një kompani e përbashkët amerikano-kineze me seli në Chongqing.

”Ford” është kompania më e fundit viktimë e luftës tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ku të dyja palët godasin kompanitë e mëdha në një përpjekje për të arritur supremacinë.

Më parë, shteti kinez kishte nisur një hetim ndaj shërbimit postar amerikan ”FedEx” për devijim të pakove të Huaweit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark