Ardian Gjini thotë se aktivistët e LDK-së mund të jenë vrarë nga vetë LDK-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardian Gjini thotë se aktivistët e LDK-së mund të jenë vrarë nga vetë LDK-ja

    Insajderi
    27 February 2016 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në për zgjedhjen e Hashim Thacit president. PDK-në ka quajtur parti të kapur nga krimi dhe korrupsioni, ndërsa, për LDK-në ka thënë se udhëhiqet nga fundërrinat.

    Udhëheqësit e PDK po që janë kupola e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Askush nuk e ka asnjë dilemë për këtë, madje as ata që i mbështesin”, ka thënë Gjini.

    “Por puna të paktën po aq keq po del edhe me LDK. Njerëzit që e mbajnë pushtetin e LDK janë njerëzit më të pandershëm dhe më të pafytyrë në cilindo rast”, ka thënë ai.

    Gjini ka thënë se njerëzit e LDK-së kanë fituar vota duke e luajtur rolin e viktimës, mirëpo tash, ka thënë se “nëse kanë qenë viktimë dhe i votojnë kriminelët që vet i kanë akuzuar gjatë gjithë kohës, janë qyqarë të pandershëm, të korruptuar dhe të pagjak”.

    “E nëse kanë akuzuar pa pasur fakte vetëm sa për të fituar vota, janë qyqarë, të korruptuar, gënjeshtarë, kundërinstitucionalistë dhe antikombëtarë”, ka thënë Gjini.

    “Me pak fjalë, nëse SHIK apo kushdo qoftë tjetër i ka vra e këta bëhen me ta, janë fundërrina. E nëse SHIK apo kushdo qoftë nuk i ka vra e këta i kanë akuzuar pa fakte, prapë janë fundërrina. Duhet të ketë moral në politikë! Dhe do të ketë. Shpejt e merrni vesh. Në cilindo variant, shumë bre të lig u treguat”, ka thënë ai duke kërkuar nga njerëzit e LDK-së që të mos “shesin më kopalla”.

    “Kur po e shoh çfarë jeni në gjendje të bëni, nuk do të befasohesha fare nëse del se vrasësit janë nga radhët tuaja”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark