Artmotion partner në organizimin e koncertit të Gjurmëve - Insajderi
×
Kulturë

Artmotion partner në organizimin e koncertit të Gjurmëve

Insajderi
10 June 2019 - 16:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të qytetit, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me partnerë kanë organizuar një sërë ngjarjesh për shënimin e kësaj dite, mes tjerash edhe ditën “Kur kanga dhe dashnia u kthyen në qytet”.

Kjo ditë nuk do të mund të shënohej më mirë se me rikthimin e pas më shumë se 30 viteve të grupit legjendarë Gjurmët.

Të Mërkurën, Salla 1 Tetori me fillim nga ora 20:30 do jetë vendi ku do të mbahet koncerti i legjendarëve të rokut “Gjurmët” që lanë gjurmë në zemrën e çdo shqiptari anembanë.

Ky koncert mbështetet edhe nga Artmotion, kompania për shërbime të internetit më stabil dhe kanale më atraktive në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark