Lumnije Thaçi, është Zonja e parë e Kosovës që merret me çështje akademike. Ajo ka gradën shkencore magjistre dhe ligjëron në kolegjin Fama.
Lumnija pritet që zyrtarisht ta marrë epitetin e Zonjës së parë ditën kur bashkëshorti i saj, Hashim Thaçi të betohet si president i Republikës.
Lumnija gjatë këtyre viteve ka qëndruar larg opinionit. Ka pasur paraqitje të rralla televizive e publike. Së fundi ajo kishte rrëfyer raportin e saj me Hashim Thaçin.
Gratë e presidentëve tjerë të Kosovës kanë qenë më të mbyllura sesa Lumnije Thaçi./Insajderi.com