U dëmtua nga tërmetet, mbyllet Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë - Insajderi
×
Kulturë

U dëmtua nga tërmetet, mbyllet Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë

Insajderi
13 June 2019 - 15:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tërmetet që goditën qarkun e Korçës veç dëmeve në banesa, kanë shkakuar dëme edhe në Muzeun Kombëtar të Arsimit.

Prej datës 7 qershor, aktivitetet dhe vizitat  në Muze janë pezulluar.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe ka pësuar dëmtime të godinës dhe plasaritje të mureve.

Për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur mbylljen e tij pasi është e pamundur pritja e vizitorëve.

Siç edhe raportohet, godina ka dëme brenda dhe jashtë saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark