Piktura e Caravaggio shitet para se të dalë në ankand - Insajderi
×
Kulturë

Piktura e Caravaggio shitet para se të dalë në ankand

Insajderi
26 June 2019 - 11:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Piktura “Giuditta e Oloferne”, e mjeshtrit të madh italian Caravaggio, që pritej të dilte në ankand të enjten në Tuluzë, iu dha me një marrëveshje të përbashkët një blerësi të huaj, njoftoi dje shtëpia e shitjeve “Labarbe”.

“Piktura, e vlerësuar mes 100 dhe 150 milionë euro, do të largohet nga Franca”, thotë në një komunikatë “Labarbe”.

“Kjo marrëveshje mbulohet nga një angazhim konfidencialiteti për sa i përket çmimit dhe identitetit të blerësit”, thekson shtëpia e ankandeve që kishte zbuluar këtë pikturë në një papafingo të këtij qyteti në jug të Francës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark