Japonezët rikrijojnë Da Vinçin si robot - Insajderi
×
Teknologji

Japonezët rikrijojnë Da Vinçin si robot

Insajderi
29 June 2019 - 09:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në bashkëpunim me kompaninë “Fujikin”, ekspertët e Universitetit japonez të Osakas kanë krijuar një robot të artistit dhe shkencëtarit italian Leonardo da Vinçi, i cili do të arsimojë gjeneratat e ardhshme të shkencëtarëve.

Roboti i Da Vinçit u është paraqit pjesëmarrësve të samitit që mblodhi liderët e 20 vendeve më të zhvilluara në Osaka.

Drejtori i marketingut i kompanisë “Fujikin”, Kouichi Nakamura, tha se “roboti ishte bërë në nder të Da Vinçit, ndaj të cilit bota është në borxh për veprat e tij”.

Ai deklaroi se “roboti Da Vinci është bërë edhe me qëllim që në mënyrë unike nxënësve t’u prezantohet puna e tyre dhe që të merren me shkencën dhe artin”.

“Kështu do të mundësojmë që nxënësit dhe shkencëtarët e ardhshëm të mësojnë përmes argëtimit”, shtoi Nakamura.

Ai u shpreh gjithashtu se “roboti Da Vinçi flet japonisht, anglisht dhe italisht”.

Duke u lidhur me rrjetin e Google, roboti do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve, përcjell Atsh.

Nakamura paralajmëroi se “edhe Albert Einstein së shpejti do të ketë robotin e tij”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark