BMW planifikon të lansojë 25 vetura elektrike dhe hibride - Insajderi
×
Teknologji

BMW planifikon të lansojë 25 vetura elektrike dhe hibride

Insajderi
01 July 2019 - 15:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deri në mes të dekadës së ardhshme prodhuesi i njohur gjerman i veturave BMW pret rritje të kërkesave për vetura elektrike deri në 30 për qind.

BMW pret që fitimi nga shitja e modeleve elektrike para vitit 2025 të barazohet me shitjen e veturave me motor me ndezje të brendshme, ka deklaruar drejtori financiar i kompanisë Nicolas Peter për Financial Times.

Siç pretendon kjo medie afariste britanike, ky është sugjerimi i parë i një prodhuesi të madh të veturave kur llogaritet në kthim të investimeve për zhvillim të veturave elektrike.

Në disa vjet të ardhshme BMW planifikon t’i prezantojë 25 modele elektrike dhe hibride. Pra, numri gjithnjë më i madh i mbushësve do ta zvogëlojë skepticizmin e blerësve ndaj prakticitetit të veturave elektrike./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark