“Stupcat” sjellin “Ekzorcisti” - Vedati si “shërues i shpirtrave”, Mensuri e Osmani shfaqen si klient - Insajderi
×
Kulturë

“Stupcat” sjellin “Ekzorcisti” – Vedati si “shërues i shpirtrave”, Mensuri e Osmani shfaqen si klient

Insajderi
02 July 2019 - 09:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Super Ekzorcisti” është episodi i ri i grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme.

Vedat shfaqet si falltar si dhe “mjek popullor” për shërimin e shpirtrave, teksa dyshja tjetër si klient të tij.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark