Insajderi
Botë

Biden kërkon ndjesë për deklaratat e Trump

Insajderi
28 February 2016 - 11:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Joe Biden, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  u ka kërkuar ndjesë meksikanëve për sulmet verbale të Donald Trump gjatë fushatës presidenciale.

Gjatë një konference për shtyp me presidentin Enrike Pena Nieto në Meksiko City, Biden nuk përmendi emrin e miliarderit amerikan, pavarësisht se dënoi deklaratat e tij ku i ka quajtur meksikanët trafikantë droge, kriminelë dhe përdhunues.

“Zoti President ne jemi në fushatë elektorale dhe retorika e nxehtë që ju keni dëgjuar nga kandidatët nuk na përfaqëson ne apo popullin amerikan”, deklaroi ai, përcjellë Zëri.

Edhe Presidenti meksikan reagoi për çështjen Trump, duke u shprehur se ndërtimi i murit me Meksikën do të izolonte SHBA-të. Kandidati republikan është zotuar se nëse vjen në pushtet do të mbyllë hermetikisht kufirin me Meksikë

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark