Disa aktorë në garë për rolin e Elvis Presleyt - Insajderi
×
Kulturë

Disa aktorë në garë për rolin e Elvis Presleyt

Insajderi
05 July 2019 - 17:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ansel Elgort, Miles Teller, Austin Butler, Harry Styles, janë konkurrentë në garën për të marrë rolin e njërit prej këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve.

Vetëm njëri prej aktorëve do të interpretojë Elvis Presleyn në filmin biografik që do të realizohet për të.

Producenti dhe skenaristi Baz Luhrmann, dëshiron që ta gjejë një aktor që të jetë i aftë ta transmetojë tek publiku, të njëjtin efekt si vetë këngëtari.

Filmi do të tregojë për marrëdhënien e këngëtarit me menaxherin e tij Tom Parker, rol të cilin do ta interpretojë me shumë mundësi aktori Tom Hanks.

Parker kontrollonte çdo gjë në lidhje me Presleyn, si në jetën personale dhe atë profesionale, madje mori gjysmën e fitimeve, edhe kur këngëtari vdiq në 1977.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark