Sonte fillon Festivali i Filmit të shkurtër në Korçë - Insajderi
×
Kulturë

Sonte fillon Festivali i Filmit të shkurtër në Korçë

Insajderi
08 July 2019 - 14:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Korçë, sonte nis Festivali i Filmit të shkurtër.

50 filma të shkurtër nga 27 vende të ndryshme të botës do të shfaqen gjatë 5 ditëve të festivalit, në ambientet e Teatrit A.Z. Çajupi dhe në sheshin e kullës panoramike.

Programi special “FOCUS AUSTRIA” do të hapë këtë edicon, një program i mundësuar nga Ambasada e Austrisë në Tiranë.

Doris Bauer, drejtoresha e VIS Vienna Shorts, do ta prezantojë  vetë këtë projekt.

Më pas programi do të vazhdojë me filmat në konkurim, dhe ditën e premte, më datë 12 korrik, do të ndahen çmimet për filmat më të mirë.

Risia e këtij viti ështe dhe programi VR Competition.

Filmat Virtual Reality do të mund te shihen nëpermjet syzeve VR dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë.

Korça International Short Film Fest është mbështetur nga Bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze, Ambasada Austriake, Aleanca Franceze Korçë, Clermont-Ferrand Film Fest, VIS Vienna Shorts.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark