Twitter jashtë funksioni për afro 1 orë - Insajderi
×
Teknologji

Twitter jashtë funksioni për afro 1 orë

Insajderi
12 July 2019 - 08:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Twitter përjetoi një ndërprerje të madhe për afro një orë mbrëmjen e së Enjtes. Platforma e medias sociale është rikthyer në funksion.

Twitter përjetoi një ndërprerje të madhe për afro një orë mbrëmjen e së Enjtes. Platforma e medias sociale është rikthyer në funksion por jo në mënyrë të plotë dhe për të gjithë.

Përdoruesit e Twitter të cilët përpiqeshin të aksesonin rrjetin social merrnin një mesazh “Diçka është teknikisht gabim.” Kompania konfirmoi se shërbimi kishte rënë dhe tha se ndërprerja ka ardhur si rezultat i një “ndryshimi të brendshëm në konfigurim”.

Në momentin që rrjeti social Twitter kishte rënë Presidenti Amerikan Donald Trump po mbante një Samit për Median Sociale në Shtëpinë e Bardhë ku as Twitter e as Facebook nuk ishin të ftuar.

Ndërprerja e Twitter vjen një javë pasi Facebook pësoi një blackout masiv ku u përfshinë edhe WhatsApp dhe Instagram.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark