Dylan nuk merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel - Insajderi
×
Kulturë

Dylan nuk merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel

Insajderi
16 November 2016 - 18:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Akademia Suedeze ka bërë të ditur se këngëtari amerikan dhe kantautori Bob Dylan, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2016, nuk do të marrë pjesë në cermoninë e ndarjes së Çmimit më 10 Dhjetor në Stockholm

Njoftimi u bë një muaj pasi Akademia Suedeze pati deklaruar se Dylan ka fituar çmimin prestigjioz – me arsyetimin se “ka kijuar shprehje të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane

Ai njoftohet të ketë refuzuar që të flas në telefon për javë të tëra me përfaqësuesit e Komitetit Nobel

Përgjigja e parë e Dylanit erdhi përmes një interviste në gazetën britanike The Telegraph në të cilën tha: “A nuk është diçka kjo”, njofton rel.

Ai i tha gazetës se “absolutisht” planifikon që të marrë pjesë në ceremoni nëse “kjo është e mundshme” me qëllim që të marrë personalisht çmimin prej 900 mijë dollarësh nga Mbreti Carl Gustaf.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark