Insajderi
Biznes

Motori për cenzuren e Google-es është anuluar

Insajderi
18 July 2019 - 10:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas dokumenteve të përvetësuara nga sajti i lajmeve investigative “The Intercept”, Dragonfly u lançua si një projekt në Pranverën e 2017, plani kontravers i Google për të lançuar një motor kërkimi të censuruar në Kinë është anuluar tha një ekzekutiv i kompanisë.

Projekti u raportua se është ndaluar që prej vitit të kaluar por ka pasur spekulime se vijon të jetë aktiv. “Kemi mbyllur Projektin Dragonfly,” tha ekzekutivi i Google Karan Bhatia përballë Komitetit të Drejtësisë së Komisionit Evropian.

Projekti Dragonfly është kritikuar ashpër edhe nga punonjësit e kompanisë. Motori i kërkimit shihej si një mjet potencial për autoritetet Kineze për të censuruar përmbajtjen në ueb dhe monitoruar sjelljen e qytetarëve online.

Në fund të 2018-ës Google refuzoi të fliste rreth projektit apo të jepte informacion rreth anulimit të tij nëse ishte i vërtetë.

Sipas dokumenteve të përvetësuara nga sajti i lajmeve investigative “The Intercept”, Dragonfly u lançua si një projekt në Pranverën e 2017.

Dokumentet sugjerojnë se në një pikë inxhinierët e Google kishin krijuar filtra për të kontrolluar uebsajtet përfshirë BBC dhe Wikipedia në rezultatet e kërkimit, Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark