Instagram do të paralajmërojë përdoruesit që po shkojnë drejt mbylljes së llogarisë - Insajderi
×
Teknologji

Instagram do të paralajmërojë përdoruesit që po shkojnë drejt mbylljes së llogarisë

Insajderi
19 July 2019 - 13:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përdoruesit do të kenë mundësi të apelojnë për përmbajtjen e fshira për shkelje ku përfshin lakuriqësia, pornografia, gjuha e urrejtjes, ngacmimi, shitja e drogërave dhe terrorizmi.

Instagram do të bëjë disa ndryshim në mënyrën sesi çaktivizon llogaritë. Aktualisht platformat eliminon disa artikujt bazuar në një përqindje shkeljesh dhe abuzimesh me përmbajtjen.

Por me politikën e re përdoruesve do tu jepet një afat dhe një numë ri caktuar shkeljes që nuk duhet ti kalojnë.

Kjo mund të çojë në eliminimin e më shumë artikujve por të paktën Instagram do tu njoftojë paraprakisht nëse rrezikoheni.

Përdoruesit do të kenë mundësi të apelojnë për përmbajtjen e fshira për shkelje ku përfshin lakuriqësia, pornografia, gjuha e urrejtjes, ngacmimi, shitja e drogërave dhe terrorizmi. Edhe pse përdoruesit kanë mundur të apelojnë mbylljen e llogarive të tyre përmes Qendrës së Ndihmës, së shpejti mund ta bëjnë direkt nga aplikacioni.

Sipas Instagram masat e reja do të mbajnë platformën të sigurtë dhe ndryshimet janë në një linjë me përpjekjet e kompanisë për të luftuar ngacmimin.

Së fundi përdoruesve u dha mundësia për të kufizuar ndjekësit problematikë si dhe u shtuan opsione për të filtruar komentet ngacmuese. Inteligjenca artificiale po përdoret për të zbuluar fotot fyese.

Pavarësisht të gjithave, kjo mbetet një betejë e vështirë për Instagram.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark