Insajderi
Biznes

Shtëpia e Bardhë organizon takimin ndërmjet kompanive amerikane dhe Huaweit

Insajderi
21 July 2019 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, do të presë të hënën në takim drejtuesit e kompanive teknologjike për të diskutuar ndalimin e shitjeve të produkteve të Huaweit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, gjithashtu do të marrë pjesë në ngjarjen e Shtëpisë së Bardhë, në të cilën janë ftuar kompanitë Intel Corp dhe Qualcomm.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se takimi do të zhvillohet duke vënë në dukje se Google dhe Micron do të merrnin pjesë, por se ishte thirrur për të diskutuar çështjet ekonomike, përcjell Telegrafi.

E ardhmja e lidhjeve të kompanive amerikane me Huawein mbetet e pasigurt pasi Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e vendosi kompaninë në një listë të zezë, duke përmendur shqetësimet për sigurinë kombëtare.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, ka thënë se licencat do të lëshohen aty ku nuk ka kërcënim për sigurinë kombëtare.

Intel dhe Qualcomm refuzuan të komentojnë për takimin, ndërsa Google, Micron, Microsoft dhe Broadcom nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark