Insajderi
Lajme

Serbia planifikon kthimin e 1 mijë e 500 serbëve në Mitrovicë

Insajderi
25 January 2016 - 14:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rreth 1 mijë e 500 serb të shpërngulur nga Kosova por edhe nga  Kroacia dhe pjesët e tjera të Serbisë, do të akomodohen në komunën e Mitrovicës veriore fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut”, raporton Insajderi.

Një projekt i tillë është bërë publik nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe se sipas tyre ky proces i kthimit të serbëve në Mitrovicë është një nga investimet më të rëndësishme të Serbisë  për serbët në Kosovë, përcjell Mitrovica Toppres.

Në këtë lokacion që ka sipërfaqe prej 24 hektarë tokë parashihet të ndërtohet lagjja e quajtur “Lugina e Diellit”.

Kjo pjesë qeveriset nga institucionet e Serbisë dhe që vetën e konsiderojnë pjesë të Republikës Serbe.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark